Zjarr në një pallat në Tiranë, njerëzit vështirësi të dalin nga shtëpitë

0

Zjarr në një pallat në zonën e Freskut, në Tiranë. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në zonën e ‘Thesarit’. Në vendngjarje janë 3 zjarrfikëse. Ndërkohë po bëhet evakuimi i banorëve të pallatit.

Flakët kanë përfshirë një apartament në katin e dytë, ku fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të bllokuar brenda.

Nga zjarri, raportohen dëme materiale, ndërsa flakët nuk janë vënë ende nën kontroll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu