13 ditë në mes të detit, peshkatari rrëfen “aventurën e hidhur” ku humbi shoku i tij

0

Një peshkatar, i cili deri dje  ndodhej në listën e personave të humbur u gjet i gjallë pas 13 ditësh dhe 110 kilometra larg bregut perëndimor të SHBA-së, në një varkë të vogël.Në dëshminë e parë ai u shpreh se ishte me një individ tjetër duke peshkuar përpara se varka e tij të humbiste në oqean, por forcat bregdetare nuk kanë mundur të gjejne bashkëudhëtarin e tij.

Ai thotë se ka mbijetuar duke kapur salmon me anë të fushnjës së tij përgjatë gjithë kësaj kohe, pas përfundimit të rezervave ushqimore dhe ujit që mbante në varkë.

Edhe pse janë bërë përpjekje të shumta për ta gjetur, rojet bregdetare deklaruan anulimin e kërkimeve 10 ditë pasi ai u konsiderua i humbur, ku investigimi mbuloi vetëm një distancë prej 32 km.

Fatmirësisht 2 ditë pas anullimit të kërkimeve, ai u shpëtua nga një anije peshkimi kanadeze, e cila e dalloi prej ngjyrës portokalli të ndezur të varkës së tij.

Ai u dërgua drejt bregdetit me anë të anijes kanadeze, ku më pas iu dhanë trajtimet e nevojshme në spitalin më të afërt edhe pse ndodhej jashtë rrezikut për jetën.

Forcat, të cilat shpëtuan peshkatarin deklaruan se ai nuk do të gjendej gjallë nëse ata do të kishin pritur edhe një ditë tjetër.

Sipas Rojes Bregdetare, kërkimet vijojnë per të gjetur peshkatarin e dytë që rezulton ende i zhdukur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu