4 milionë lekë të vjetra rrogë! Zv.ministri i Brendshëm paguhet më shumë se Rama

0

TIRANË– Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari është një nga emrat që gjithashtu rezulton pjesë e listës që qarkullon në “What’sApp”.

Burime për InfowebTv ka mësuar se Besfort Lamallari paguhet 413.300.00 lekë të reja.

Pagë kjo dyfish më e madhe se ajo e kryeministri Edi Rama, i cili merr 228.730.00 lekë të reja.

Ndërkohë që kolegët e tij, po ashtu në Ministrinë e Brendshme, paguhen më pak se Lamallari. Andi Mahila, Julian Hodaj dhe Romina Kuko, të gjithë së bashku marrin të njëjtën pagë, 153.300.00 lekë të reja. Por nuk dihet se përse, zv.ministri Lamallari paguhet më shumë se kolegët e tij, e madje më shumë se Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu