FLUTURO PËR JETËN” aktivitet në qendrën e autizmit në Elbasan, fëmijet surprizohen me dhurata

0

Shërbimi i Qendrës së Trajtimit të Fëmijëve me Autizëm, Elbasan organiozi sot një aktivitet festiv me fëmijët e qendrës dhe prindërit e tyre. Kjo ishte ne kuader te festave te fundvitit. Prinder e te rritur dukeshin te buzeqeshur nga ky organizim. Larmishmëria e recitimeve nga fëmijët me aftësi ndryshe përcollën jo pak emocione. Këngët e ndryshme I dhanë një atmosferë festive fëmijëve të cilët duan të gëzojnë ashtu si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Dëshira dhe shpresa për të qenë të lumtur dukej në sytë e fëmijëve tek sa shihnin ngjyrat dhe dritat e krishlindjeve. Gjatë aktivitetit u shpërndanë embelsira dhe dhurata për fëmijët. Koordinatorja e qendrës së autizimit “Fluturo për Jetën”, Iris Zyrakja shprehet e lumtur për këtë vit i cili eshte mbyllur me sukses.
Sinkron/Iris Zyrakja – Koordinatorja e qendrës së autizimit për fëmijë “Fluturo për Jetën”
Fëmijët e qendrës së autizmit shoqërohen cdo sezon nga prindërit dhe atmosferat festive për ti bërë ata të ndjehen njësoj si të gjitha bashkëmoshatarët e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu