Aksident në Elbasan, lëndohet shoferi dhe pasagjeri 14-vjeçar

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Balëz, Elbasan. Bëhet e ditur se rreth orës 23.30, një 21-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit tip “Benz” dhe për pasojë ka mbetur i lënduar bashkë me një 14-vjeçar që ishte pasagjer.

Të lënduarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu