Kjo është Matilda Hidri, e cila humbi jetën në një aksident tragjik në autostradën Milano-Genova, ditën e djeshme në Itali. 35 vjeçarja po ngiste mjetin në via Fieschi, në Genova, në rrethin Carignano, ku u përfshi në një aksident tragjik.
Rreth një muaj më parë, ajo hapi picerinë e saj në via Fieschi, “në zemër të Genoas” dhe ishte nëna e një djali 10 vjeçar.
Deri më tani nuk dihen arsyet e kësaj tragjedie, ndërsa shtetasi italian ka lëvizur në korsinë e gabuar.
Për të ndihmuar në zbulimin e dinamikës së aksidentit, autoritetet po monitorojnë kamerat e sigurisë në zonë. Ndërkohë, pritet që trupi i Matildës t’i nënshtrohet një autopsie.