Aksidentohet tragjikisht me makinë 20-vjeçari shqiptar në Boston, mblidhen mbi 16.000 $ për kurimin e tij

0

 

Mateo Cerekja është i riu shqiptar i cili pësoi një aksident të rëndë me makinë në Boston më 18 Korrik. Ai u transportua me helikopter për në spitalin rajonal. Pas një operacioni që zgjati 10 orë, ai vazhdon të ketë nevojë për ndihmë. 20-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, u transferua në Boston 5 vjet më parë. Ndihmoni Mateon të ketë një jetë normale si të gjithë moshatarët e tij.

Është ky apeli që është krijuar në GoFundMe për të riun shqiptar, i cili ka nevojë për ndihmën tuaj. Kanë qenë komshinjtë e tij ata të cilët e kanë hapur këtë llogari për personat që duan të ndihmojnë familjen e djalit. Deri më tani janë mbledhur mbi 16 mijë dollarë kontribute dhe qëllimi i radhës është deri në 25 mijë dollarë.

Trajtimi i tij është mjaft i shtrenjtë dhe prindërit e tij nuk mund ta përballojnë. Sado pak mund të ndihmojë!

Lexo edhe:

Music after 20:00, the owner of the restaurant is fined with 10 million ALL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu