Arrestohet 19 vjeçari në Korçë/Dyshohet që ka qëlluar me armë gjatë një konflikti mes të rinjve

0

Të shtëna me armë zjarri në ajër janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17, e njohur edhe si lagjia e “Radenecit”.

15:50: Arrestohet autori i dyshuar, Emiljano Sali 19 vjeç

15:51: Gjendet dhe makina me të cilën u largua

“Më datë 25.12.2020, rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi. Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë” njofton policia.

10:47 Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja kallashnikovi. Denoncimi në polici është bërë nga banorët e lagjes që kanë dëgjuar të shtënat.

Një grua thotë se kanë qenë katër të rinj me një makinë të bardhë.

“Ikën me vrap, hipën në makinë që të iknin. Ishin katër të rinj.Thërrisnin brenda makinës “hajde të ikim”. Makina ishte e bardhë.”

Grupi hetimor po grumbullon prova që do t’i shërbejnë hetimit, po kqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu