Pasojat që lë në shëndetin tonë infektimi me Covid-19

0

Individët e infektuar me Covid-19 ndihen të këputur edhe pasi kanë kaluar covid, ndaj mjekët sugjerojnë që kujdesi me ushqimin dhe vitaminat duhet të vijojë për një kohë të gjatë deri sa organizmi i tyre të rifitojë gjendjen e mëparshme.

Ajo çfarë u vu re të paktën në fillim të pandemisë ,shumë persona që u prekën nga covid pësuan rënie në peshë dhe gjendja e depulesës tek ata zgjat edhe më shumë në kohë.

Dr Lekaj shpjegon se të gjithë ata të cilët mbajnë kontaktet me mjekun e tyre të familjes këshillohen edhe për një dietë ushqimore të shëndetshme pas covid.

Në lidhje me vitaminat disa mjekë sugjerojnë konsumin e sa më shumë frutave që përmbajnë vitamine C përshembull siç janë portokallet, limoni e mandarinat ndërkohë të tjerë këshillojnë plotësimin e nevojave që ka organizmi me suplementet pasi nga frutat nuk dihet se sa mund të përthithë organizmi .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu