Artan Hoxha tregon për gazetarin shqiptar të përfshirë në grupin kriminal: Thesin me paratë e krimit ia ka çuar pronarit të televizionit

0

Gazetari Artan Hoxha ka lënë komentin e tij poshtë shkrimit të kolegut Elton Qyno i cili zbuloi se në dëshminë e të penduarit Mariglen Shusha pas prangosjes në operacionin ‘Shpirti”, është përfshirë dhe prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi.

Në shkrimin ku Qyno sqaroi gjithashtu se bazuar në dëshmitë që ai ka lexuar nuk ka asnjë gazetar të përfshirë në grupet kriminale, Artan Hoxha shkruan se shpreson që ai gazetari i përgjuar të mos tregojë se thesin me paratë e krimit ia ka çuar direkt në zyrë pronarit të televizionit, që është edhe drejtor, edhe kryeredaktor, redaktor e madje dhe redaktor rrethesh, por pa përmendur emra.

“Ishallah nuk pendohet ndonje nga ata gazetaret e pergjuar nga rrota e mullirit dhe tregon se thesin me parate e paguara nga krimi organizuar e ka çuar direkt ne zyren e pronarit te televizionit, qe eshte edhe drejtor, edhe kryeredaktor, edhe redaktor madje dhe redaktor rrethesh,”- shkruan Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu