Asnjë humbje jete Covid në 24 orët e fundit në Kosovë, rritet numri i rasteve të reja

0

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 38 raste të reja të infektuara me këtë virus shifër kjo më e lartë se një ditë më parë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

03 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës.

Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067.

Në total numri i rasteve aktive është 540.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu