Balla në Elbasan akuza ndaj Bashës:” Qartëso rolin tënd në përbaltjen e UÇK-së!”

0

Ditën sotme personalitete të politikës nga qarku i Elbasanit kanë përkujtuar çlirimin e qytetit nga Lufta Nacionalçlirimtare. Ashtu siç ka ndodhur edhe vitet e mëparshme, sërish deklaratat nuk kanë qenë të shkëputura nga mesazhet që politikanët u adresojnë njëri-tjetrit, por edhe qytetarëve.
Deputeti i Elbasanit, Taulant Balla, është shprehur se 76-vjetori i çlirimit të qytetit na ka gjetur në një situatë lufte, e cila ka vendosur në sprovë sistemin tonë shëndetësor.
Deputeti është shprehur se ashtu siç është përpjekur të denigrojnë mbi Luftën Naciloalçlirimtare, ashtu po përpiqen prej disa vitesh të hedhin baltë mbi Luftën e Kosovës dhe UÇK-në.
“Sot shqiptarët duhet të jenë më të bashkuar se kurrë në drejtesinë e kësaj kufte.Ajo ishte luftë për liri.Asnjëherë shqiptarët nuk kanë qenë pushtues,”-ka thënë më pas deputeti.
“Aktualisht Elbasani është nga më të prekurit nga Covid -19. U bëjme thirrje qytetarëve të jeni korrekt me zbatimin e protokollit të përcaktuar për të evituar përhapjen e koronaviruesit.”

“Kush nuk respekton rregullat do të ndërshkohet”, -ka thënë Balla.
Deputeti nuk ka lënë pa përmendur as Lulzim Bashën pas deklaratës së Dick Martin, i cili ka deklaruar që ka qenë vetë Basha që e ka dërguar në Kukës.
“Basha ëshët ndër personat që kanë përbaltur Luftën e UÇK-së. Ai duhet të qartësojë rolin e vetë në këtë histori”
Po hartojmë një dokument që do mund të ngrejë një komision të posaçëm, që ka të bëje me këtë akt aspak shtetar të qeverisë së vitit 2012. Në raportin e Dick Martin deklarohet se në Shqipëri ka pasur një Shtëpi të verdhë, por asgjë nuk ka ndodhur rreth asaj që është thënë. Ndaj Kosovës ka patur gjenocid serb “-ka theksuar deputeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu