Peqin/Humbasin jetën 2 persona nga Covid-19. Shkon 624 numri i të infektuarve në qarkun e Elbasanit

0

Numri i personave që po humbasin jetën prej infektimit nga Covid-19 gjithnjë e më tepër po rritet në vendin tonë.
Dy qytetarë nga Peqini kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit, duke e çuar në 12 numrin e viktimave në këtë qytet.
Sipas informacioneve, viktimat janë përkatësisht 56-vjeç dhe 64-vjeç. Të dy këta persona për shkak të gjendjes shëndetësore kanë qenë të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi në kryeqytet, në ambietet e të cilit njëri ka humbur jetën në orët e vona të mbrëmjes kurse tjetri sot në mëngjes.
Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve me Covid në qarkun e Elbasanit është 624 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu