Basha flet për skandalin e legalizimeve: Kriminale, për ato familje shtëpia është puna e jetës së tyre

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar skandalin e legalizime si kriminale. I ftuar në ‘Syri Tv’, Basha tha se mashtrimi i Partisë Socialiste me legalizimet është një dëshmi se Edi Ramën e ka zënë paniku i humbjes më 25 Prill.

Adi Krasta: Flasim pak për dy ngjarje që kanë bërë përshtypje, natyrisht fushata shoqërohet me incidente të llojeve të ndryshme, ku një pjesë janë të orkestruara, një pjesë ndoshta të pakontrolluara. Ngjarja e fundit me regjistrimin e Tan Lames ka bërë shumë përshtypje dhe ngjarja e Kavajës, e cila pastaj u përdor për atë batibekon klasike. Pyetja ime i bashkon të dyja bashkë dhe do të duhet t’i bënim një pyetje interesante publikut: si ndikon në fushatë? Si ndikon tek njeriu i zakonshëm mendoni ju?

Lulzim Basha: Në fakt janë tre ngjarje, se duhet t’i shtosh këtë tjetrën që në anglisht do të quhej “data league”, që është një skandal i paprecedent, që është vjedhja dhe përdorimi i të dhënave personale, të shtetasve shqiptarë nga qeveria.

Adi Krasta: Një kolegu im i televizionit, do të thoja këtë historinë e “data league” do ta diskutojmë pak më vonë, por tani diskutojmë më vonë. Duhet ta bëj këtë.

Lulzim Basha: Nuk ka rëndësi. Po të shikosh brenda pak ditës, ke këto tre ngjarje. Çfarë tregojnë? Tregojnë që kryeministri në ikje ka humbur kontrollin. Ka humbur kontrollin dhe nuk arrin dot të përmbahet në panikun që e ka kapur. E di dhe ai zoti Krasta që e pret humbja më 25 prill.

Adi Krasta: E di thoni ju?

Lulzim Basha: E di! Të gjitha këto janë ngjarje që tregojnë që ai ka humbur plotësisht toruan. Po përveç kësaj, ka një dimension njerëzor. Të marrim të fundit, legalizimet. Nga pikëpamja politike këtu me thënë të drejtën nuk është se ka ndonjë lajm, ky është Edi Rama, 8 vite ka premtuar për të marrë vota në dijeninë e plotë që premtimet nuk do t’i mbaj. Prandaj pas 8 vitesh, në vend të 300 mijë vendeve pune, kemi 500 mijë emigrant. Në vend të shëndetësisë falas, kemi shëndetësi në kolaps, të paaftë për të ofruar as shërbimet që ofron Kosova apo Maqedonia, siç e tregoi dhe pandemia.

E mund të vazhdojmë me radhë. Kjo është ana politike e çështjes. Mendo pak anën njerëzore. Kur e dëgjon drejtorin e kadastrës, që thotë dola nga kryeministri dhe folëm që janë 60 mijë apo 100 mijë familje, të cilave nuk do t’ju bëhet legalizimi, por ne do t’ju themi që do t’ju bëhet sepse përndryshe i hedhim në prehrin e kundërshtarit. Mendoje pak se sa kriminale është kjo. Nuk bëhet fjalë për një shifër 100 mijë familje. Merre një familje nga këto 100 mijë, është puna e jetës së tyre. Ka ndërtuar një shtëpi dhe ky ju thotë: “jo vetëm që nuk do t’ua legalizoj, por do t’ia prish pa kompensim dhe do t’i mashtroj që t’ju marrë votën”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu