Biçak, doreza hekuri dhe një kapele, pamjet nga vendi ku u vra 15-vjeçari në Gramsh

0

GRAMSH- Një sherr mes adoleshentëve në Gramsh, ka përfunduar me një viktimë dhe me një të plagosur.

Fillimisht u raportua për një viktimë, Fatjon Bici 15-vjeç, por bilanci thellohet teksa mësohet se plagë të rënda ka marrë edhe një 15-vjeçar.

Marko Liçi, 15-vjeç fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Kjo është konfirmuar nga mjekët, por ai do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Ende dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

 

Informacion paraprak:

Gramsh

Rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F. B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu