Bill Gates:”Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirët”.

0

Gjatë periudhës së pandemisë një ndër zërat më të dëgjuar në botë ka qenë krijuesi i Microsoft, Bill Gates. Kundërshtarët e vaksinës dhe skeptikët e ekzistencës së virusit e kanë akuzuar Gates se dëshironte të vendoste mikrochipe tek njerëzit për t’I kontrolluar ato.
Fondacioni që Gates udhëheq, bashkë me të shoqen, është një nga shkaktarët që kompanitë Pfizer dhe Biontech u bashkuan për të prodhuar një vaksinë që do të prodhojë imunitet tek njerëzit.
Por, së fundmi, biznesmeni parashikoi se më e keqja e pandemisë nuk ka ardhur ende. Në një intervistë me CNN ai tha, se katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirët e pandemisë. Edhe 5 vite më parë, në 2015, ai kishte paralajmëruar për numrin e viktimave që një event si ky që po shohim tani do të shkaktonte. Gates tha ndërkohë për NBC, se normaliteti në SHBA do të fillojë në pranverë të 2021 por që kjo të ndodhë, rekomandon reduktimin e kontakteve dhe mbajtjen e maskës.
Bill Gates kishte deklaruar se miratimi i një vaksine nuk kishte shumë gjasa të ndodhte para nëntorit. U desh të pritej edhe fare pak por parashikimi i tij ishte korrekt. Sidoqoftë, ai beson se normaliteti i plotë do të kthehet në 2022 dhe pandemia e radhës do të ndodhë brenda 20 viteve të ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu