Ndërron jetë biznesmeni elbasanas/ Emri

0

Covid-19 i ka marrë jetën biznesmenit të njohur elbasanas, Edi Kapedani.

Me gjithë përpjekjen e mjekëve ai nuk ia doli ta fitojë betejën me virusin.

Kapedani ndërroi jetë në spital, në moshën 57-vjeç, tre javë pasi ishte prekur nga Covid-19.

Mësohet se gjendja e tij ishte përkeqësuar gjatë ditëve të fundit.

I ndjeri ishte një biznesmen i njohur në Elbasan, në sektorin e ndërtimeve.

Infoelbasani i përcjell ngushëllime e sinqerta familjes Kapedani!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu