Dalin përgjimet, 672 telefonata për vrasjen e vëllezërve Haxhia. “Ishalla e mbarojmë shpejt këtë punë…”

0

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e vëllezëve Haxhia në Durrës. Mësohet 672 telefonata mes porositësit Nuredin Dumani dhe vrasësve me pagesë, Besian Xhixha dhe Enver Dida kanë mjaftuar për të planifikuar vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës më 27 prill, edhe pse në fund rezultoi që plani nuk shkoi siç duhet.

Vëllezërit Haxhia u vranë, por autorë nuk ishin Besian Xhixha dhe Enver Dida, pasi ky i fundit rezultoi me COVID dhe për vrasjen u angazhuan Altin Ndoci dhe Klevis Alla. Ishte ky i fundit që ka zbardhur skemën.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv, thuhet se Nuredin Dumani dhe Besian Xhiha kanë komunikuar me njëri-tjetrin 4 herë, nga data 16 prill deri në 27 prill, ditën e vrasjes. Ndërkohë, dy vrasësit e punësuar Besian Xhixha dhe Enver Dida kanë pasur telefonata më të shpeshta, plot 668 herë me njëri tjetrin, për të folur mbi planet e ekzekutimit.

Në dosje flitet edhe për një drekë mes porositësit Nuredin Dumani, Besian Xhixha vrasësi me pagesë dhe Klevis Alla, i penduar i drejtësisë. Nga sa mësohet, Besiani ka deklaruar se “ishalla i ikën shpejt COVID-i Verit”, (i referohet Enver Didës). Gjatë drekës, Nuredin Dumani ka deklaruar “ishalla e mbarojmë shpejt këtë punë se nuk presin çunat”, pa përmendur se cilët çuna.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu