Dëshmia e Koço Buzo-s që vrau bashkëshorten në Elbasan: I kisha thënë nuk ke për t’u ndarë prej meje

0

Koço Buzo vrau pa mëshirë bashkëshorten e tij ditën e sotme në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi në sytë e djalit të tyre.

Autori i ngjarjes se sotme nuk ka dhënë shumë shpjegime para togave blu, por eshte shprehur se ishte xheloz dhe se i kishte kërkuar bashkeshortes më përpara që të mos shkonte në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtje për dhunë në familje.

Ai ka deklaruar gjithashtu përpara togave të zeza se e kishte paralajmëruar gruan e tij se nuk do ta linte të ndahej prej tij.

“I pata thënë që; nuk ke për t’u ndarë prej meje. Donte të më fuste në burg” mësohet se u shpreh Koço Buzo. Në gjendje të rënduar psikologjike pas krimit 58-vjeçari ka thënë se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Çifti ka dy djem.

Ngjarja e ndodhur mesditën e sotme, ku 58-vjeçari Koço Buzo qëlloi për vdekje me armë gjahu gruan e tij Liljana Bozo dhe plagosi dy kalimtarë të rastit ka tronditur mbarë opinionin publik.

Burime bënë me dije se të plagosur kanë mbetur shtetasit Gëzim Toçila (avokati i viktimës) dhe Adriatik Kolaj, ndërsa e gjithë skena u zhvillua në sytë e djalit të çiftit që ishte në konflikt.

Çifti Buzo ishte në proces divorci për shkak të dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj gruas së tij, e cila mbeti viktimë. Autori ishte ish-polic me profesion, nuk e ka kapërdirë dot ndarjen dhe ka qëlluar ndaj gruas së tij.

Mësohet se çifti kishte 3 fëmijë, 2 djem dhe një vajzë në moshë madhore, njëri prej të cilëve ka parë skenën e rëndë të vrasjes. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu