Detaje tronditëse nga dhunimi i vajzës nga Ferizaj: Familja dyshohet se e martoi 15 vjeçe, kështu ra në duart e mashtruesve

0

Një tjetër rast i dhunimit seksual ndaj një vajze ka ndodhur në Ferizaj. Policia ka prangosur një të dyshuar, i cili sipas policisë ka të kaluar kriminale. Viktima është 18-vjeçe ndërsa i dyshuari 42-vjeçar, raporton Gazeta Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Basri Shabani, drejtor i policisë rajonale në Ferizaj. I dyshuari është arrestuar të dielën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ka ndodh një dhunim. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. I dyshuari është me të kaluar kriminale”, tha Shabani për Express.

I pyetur se për sa kohë dyshohet se 18-vjeçarja ka qenë viktimë e dhunimit, ai tha “hetuesit janë duke punuar në atë drejtim”. Kujtojmë se rastet e dhunimit janë shtuar në masë të madhe kohëve të fundit, njëri prej rasteve më ç’njerëzore ka qënë dhunimi seksual i vajzës 11-vjeçe në Prishtinë nga 6 persona të dyshuar. E njëjta ka qenë viktimë e dhunimit edhe në qershor të këtij viti

Kanë dalur detaje të reja të rastit të tmerrshëm të dhunimit të një 18-vjeçareje në Ferizaj, e cila përveç që u keqtrajtua seksualisht, edhe u detyrua të punojë në një lokal në Fushë Kosovë.

Por ky rast i trishtë është edhe me tronditës. Dyshohet se si vajza përfundoi në duart e dhunuesve pasi familja e martoi në moshën 15-vjeçare.

Dhuna e tmerri që ajo ka përjetuar dyshohet se nisën që kur u martua para tri vitesh, periudhë kjo gjatë së cilës ajo dëshironte të ndahej nga burri, por s’u lejua prej prindërve të saj. Jeta e saj ndryshoi para rreth një viti, kur vajza u njoftua me tashmë të dyshuarin për dhunimin e saj.

Por si u takua dhe çfarë rrëfeu viktima para zyrtarëve policorë?

Biseda në rrjete sociale me të dyshuarin F.E., e bindi vajzën që të vendos për të jetuar me të dhe ashtu edhe ndodhi. I dyshuari e mori në fshat viktimën dhe nisën bashkëjetesën për disa muaj. Kjo kohë për të ishte e tmerrshme, pasi ka përjetuar dhunë fizike e pisikike në mënyrë sistematike.

Për të shpëtuar edhe kësaj radhe, vajza u njoftua me një person tjetër. Në deklaratën e saj thuhet se me burrin tjetër ka qëndruar vetëm disa ditë, pasi ai u largua nga Kosova, por kjo mbeti në shtëpinë e tij.

Meqë edhe kësaj radhe ishte viktimë, ajo vendosi të kthehej në familjen e saj. Rruga për në Suharekë i doli e trishtë. Ajo e takoi sërish të dyshuarin F.E., i cili ia zuri pritën dhe me forcë e dërgoi në Ferizaj. Atje, dyshohet se e dhunoi në një motel, kur përveç që e keqtrajtoi seksualisht, dyshohet se edhe e sulmoi fizikisht.

Dhuna seksuale, fizike e pskike që ushtroi ndaj vajzës herën e dytë, dyshohet se F.E., e bëri nën akuzat se vajza e tradhtoi. Për të marrë hak, pasi abuzoi seksualisht me të, ai e dërgoi në një lokal në Fushë Kosovë, ku dyshohet se e detyroi të punojë si kamariere.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, por është zbuluar dje, kur vajza, e tmerruar nga ajo që ka ndodhur kishte arritur që përmes dikujt në lokal, të kërkojë ndihmë nga Policia. Fatmirësisht, dikush i ndihmoi dhe u zbardhën detajet e para të rastit.

Policia është aktivizuar menjëherë për të siguruar prezencën e të dyshuarit, me ç’rast i njëjtit është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Dhunimi”, raporton Sinjali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu