Detaje tronditëse/ U gjet pa shenja jete brenda makinës së tij, dyshohet se ka dy ditë i vdekur

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 45-vjeçarin e gjetur pa shenja jete në automjetin e tij të parkuar në lagjen “Lirim” të qytetit të Vlorës.

Burime bëjnë me dije se shtetasi E.Lazaj prej dy ditësh kërkohej nga familjarët e tij, të cilët kishin humbur kontaktet me të.

Dyshohet se 45-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë dy ditë më parë si pasojë e asfiksisë pasi ka shkuar në gjendje të dehur në automjetin e tij.

Ditën e sotme ka qenë një kalimtar i rastit, ai i cili e ka gjetur pa shenja jete në makinë 45-vjeçarin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Lazaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu