“Do iu kthejmë nga keni ardhur me një shkelm”, shqiptarja përballet me racizëm në Zvicër

0

Në ESAF 2019 në Zug, ajo nuk u ndje e mirëpritur si emigrante, ndaj dhe e mori shpejt vendimin për ta ndryshuar atë në ESAF 2022.

Shqipe Sylejmani u gëzua shumë kur mësoi se në vitin 2022 në fshatin e saj do të zhvillohet Festivali Federal i Mundjes dhe Alpeve (ESAF). Në ESAF 2019 në Zug, ajo nuk u ndje e mirëpritur si emigrante, ndaj dhe e mori shpejt vendimin për ta ndryshuar atë në ESAF 2022.

“Nga të gjitha vendet e bukura në vendin tonë, ne kemi zgjedhur Pratteln, një komunitet që është aq i mbushur me diversitet sa mund të tregojmë veçanërisht mirë se Zvicra ka anë të ndryshme”.

Sylejmani, së bashku me komunën e Prattelnit, ngritën një fabrikë për qepjen e ostumeve tradicionale. Por tani po përballet me kritika.

“Zvicra është bërë një vend i ndyrë pikërisht për shkak të `Shippis` (kështu i quajnë me fyerje shqiptarët, v.j.) të tillë. Nëse do të varet nga unë, dhe mijëra e mijëra njerëz mendojnë kështu, do të duhej t`ju kthenin nga keni ardhur, me një shqelm bythëve”, thuhet në njërin nga emailet e shumta raciste. Dhe më tej: Shqiptarët nuk janë të mirëpritur në Zvicër dhe nuk do të jenë kurrë.

Shefi i drejtorisë së arsimit dhe kulturës në administratën komunale të Prattler është i tronditur edhe nga ofendimet që duhet të durojë Sulejmani.

“Unë prisja kritika, por jo në këtë tonalitet të mprehtë,”- thotë Andrea Sulzer dhe shton: Kjo është jashtëzakonisht për të ardhur keq dhe nuk është në interesin tonë.

Pavarësisht armiqësive kundër Prattlerit të përkushtuar, ESAF nuk sheh nevojë për veprim dhe beson se nuk do të ketë abuzime gjatë festivalit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu