“E qëlluan pas shpine kur doli për cigare jashtë lokalit”/ Ky është shqiptari që humbi jetën nga sulmi në Vjenë (FOTO+EMRI)

0

Viktimë e sulmit terrorist që tronditi Vjenën mbrëmjen e të hënës ka mbetur edhe një i ri shqiptar.

“Indeksonline” shkruan se ai është Nexhip Vrenezi, 21 vjeçari nga Struga që raportohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar nga agresori i sulmit të frikshëm.

Lajmin ndërkohë e kanë konfirmuar dhe të njohur të viktimës, të cilët kanë postuar në rrjetet sociale fotografinë e djalit që humbi jetën, e kanë bërë dhe dedikimet prekëse.

“Nexhip Vrenezi nga Veleshta mbrëmë u vra pas shpine nga Terroristët në momentin që ai doli për cigare para lokalit ku pinte kafe me shokë! Nuk vrasin burrat as për fe e as për komb pas shpine një të ri 21 vjeçarë! Zoti parajsën!”, shkruan njëri prej të njohurve të viktimës.

“Nexhip Vrenezi 21 vjeç u ekzekutua pa meshirë nga bashkombasit e tij terroristë. Çdokush prej nesh akoma nuk i besohet ajo qe ndodhi, nje djal i pa fajshëm, nje engjell u shkeput dhe na rrenoi zemrat të gjithëve.
Ngushllime familjes, ngushllime të gjithëve, kjo dhimbje nuk perballohet lehtë 😭”, shkruan faqja Made in Struga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu