E rëndë në Mal të Zi! 18-vjeçarja vritet nga ish i dashuri teksa ishte me gjyshen

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mal të Zi ku një vajzë 18 vjecare është vrarë nga ish-partneri i saj.

Në rrjete sociale janë ngritur kauza me hashtag: Mos i vrisni vajzat dhe 18-vjecarja e quajtur Shejla Bakija është vrarë nga ish-i dashuri teksa ishte me gjyshen dhe të atin e saj.

Burime bëjnë me dije se ajo ndërroi jetë në vend ndërsa babai i saj është plagosur. Asnjë media e Malit të Zi deri më tani nuk ka reaguar për këtë vrasje makabre ndërsa Instagram dhe Facebook po gëlojnë me reagime dhe thirrje për të kapur vrasësin.

Mësohet se e reja kishte bashkëjetuar me vrasësin dhe para pak kohësh është ndarë nga ai duke u zhvendosur sërish në shtëpinë e prindërve.

Akoma nuk është bërë e mundur identifikimi i autorit të krimit por burime bëjnë me dije se ai është arratisur drejt Serbisë. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu