Edi Rama shpall fitoren nga sheshi Skënderbej, kë takoi Lulzim Basha në seli gjatë 60 minutave

0

 

Procesi i numërtimit të votave po shkon drejt fundit, ndërsa me projeksionet e deritanishme PS është duke marrë mandatin e 74, ndërkohë që numërimi po vijon vetëm në Tiranë dhe në Durrës.

Teksa Rama ka njoftuar mbajtjen e një mitingu në orën 18:00 në sheshin ‘Skënderbej’, në selinë blu duket se ka rënë heshtja. Edhe pse PD ka një rritje të ndjeshme në raport me vitin 2017, në këto zgjedhje së bashku me LSI-në nuk kanë mundësi që të marrin shumicën.

Burime bëjnë me dije se Lulzim Basha ka shkuar në selinë blu që në orën 09:00, nga ku po ndjek procesin e numërimit të votave në qarqet e mbetura.

Mëngjesin e sotëm në zyrën e Bashës ka shkuar edhe koordinatori i Posaçëm Politik Eduart Halimi, me të cilin ka zhvilluar një takim rreth 60 minuta.

Basha pritet të dalë në një konferencë për mediat pasi të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Nuk dihet nëse ai do të komunikojë dorëheqjen e tij nga posti i kreut të PD-së, apo do të vazhdojë të qëndrojë në krye të demokratëve, dhe do të nisë një proces reformimi i brendshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu