Ende mister fati i rojës së sigurimit. Hyri për të shpëtuar punonjësit nga zjarri në magazinë

0

 

Edhe pse kanë kaluar shumë orë, Arjan Sala, roja i sigurisë i cili dyshohet të ketë humbur jetën në magazinën që u përfshi nga zjarri pasditen e djeshme tek mbikalimi i Kamzës, ende nuk është gjetur.

Mësohet se roja rreth 30-vjeç u fut në magazinë për të shpëtuar punonjësit nga zjarri që kishte rënë, por dyshohet se ka mbetur vetë brenda. Familjarët kanë tentuar të lidhen disa herë me të nëpërmjet celularit, por pa sukses.

Lexo edhe: 7 orë brenda magazinës në flakë, mister fati i punonjësit, xhaxhai: Çfarë t’i them djalit nesër? Shteti fle

Xhaxhai i 30-vjeçarit mbrëmë tha se shpresat i kanë vetëm te Zoti, pasi shteti nuk e ka bërë detyrën. I riu është prind i një djali 2 vjeç dhe kishte disa vite që punonte në sektorin e sigurisë në këtë magazinë, ndërsa tashmë ishte përgjegjës.

Xhaxhai tha se nipi është futur për të shpëtuar punonjësit e tjerë, të cilët i nxori, por në fund vetë mbeti brenda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu