Foto e tre “grave” të Përparim Ademit që vrau dy prej tyre. Si shkonin me njëra-tjetrën

0

 

Prokuroria e Tiranës do verifikojë dhe deklaratat e familjarëve të motrave të vrara, ndaj Përparim Ademit lidhur me trafikimin e fëmijëve.

Ademi ndodhet në burg për akuzën e vrasjes së dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani paraditen e 31 dhjetorit 2020.

Familjarët e Ademit mohojnë që ai të ketë pasur lidhje me këtë trafikim, ndërkohë policia do të kërkojë informacion autoriteteve greke e italiane në lidhje me këtë akuzë.


Gjithashtu janë marrë në pyetje familjarë të Ademit, fëmijët dhe bashkëshortja e tij si dhe familjarët e dy motrave të vrara.

Bashkëshortja Vjollca Tela kishte miqësi me dy gratë Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin, dy motrat e ekzekutuara me 26 plumba në mesditën e 31 dhjetorit 2020.

Të dyja palët i përkasin komunitetit Rom në Shqipëri. Historia e lidhjes intime mes një burri dhe tre grave tronditi opinionin publik, për shkak edhe nga vetë deklaratave të vëllait të viktimave, Bashkim Metani, i cili pohoi se motrat e tij kanë lindur 10 fëmijë dhe i kanë shitur në Selanik të Greqisë.

Tashmë çështja e vrasjes së dy motrave po hetohet nga prokuroria e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu