Futbolli nuk rikthehet/Anëtarët e Ligës së Profesionistëve nuk heq dorë nga bojkoti

0

Takimi i së enjtes së shkuar mes përfaqësuesve të qeverisë dhe ligës profesioniste në Ministrinë e Financave dha shenjë që futbolli mund të fillonte në këtë fundjavë por takimi i fundit i anëtarëve të ligës në ‘Air Albania’ mori si vendim që t’i qëndrojnë stoik vendimit të tyre dhe bojkoti të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë ditën e martë do të ketë një tjetër takim mes përfaqësuesëve të ligës profesioniste dhe atyre të ministrisë së financave. Sipas anëtarëve të ligës nëse do të ketë një shenjë pozitive nga ky takim sigurisht që bojkoti mund të ndërpritet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu