‘Gjuha e tij është papranueshme!’ Balina Bodinaku reagon pas deklaratës së Luizit

0

Balina Bodinaku ka folur për herë të parë pas komenteve të Luizit i cili deklaroi se vitin e kaluar në kohën kur ajo ishte opinioniste e Big Brother Vip, mbante gjatë gjithë kohës krahun e Donaldit.

Në një intervistë në RTSH, Balina u shpreh se Luizi duhet të respektojë opinionet që merren nga studio, edhe në rast se nuk i pëlqejnë për një temë të caktuar.

“Opinionet mbeten opinione. Ti duhet ta respektosh, ta dëgjosh. Mund të mos pëlqej, por duhet ta respektosh opinionin e dikujt në lidhje me një temë të caktuar”, tha Bodinaku duke shtuar se edhe rastet e dhunës janë të patolerueshme.

Ajo tha se gjuha e Luizit gjatë diskutimeve me banorët e tjerë shpesh herë është e papranueshme. “Gjuha e Luiz Ejllit herët e fundit ka qenë e papranueshme. Po të isha opinioniste aty do ta thota patjeter”, shtoi Balina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu