Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në familje, sekuestrohet një arsenal armësh në Gramsh

0

Një operacion policor i quajtur “Grabova”, i organizuar nga Komisariati i Policisë Gramsh në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Elbasan, ka ndaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje në fshatin Grabovë e Sipërme, Gramsh.

Shtetasi 53-vjeçar Gjergj Sotiri është arrestuar në flagrancë pasi kishte kanosur me armë zjarri bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Në shtëpinë e tij u gjet një arsenal armësh, përfshirë 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan nga policia.

Shtetasi kishte më parë precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e vjedhjes.

Hetimet e vazhdojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale në familje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu