Italia merr masat për festat e fundvitit/karantinë e detyrueshme për ata që duan të udhëtojnë jashtë

0

Autoritetet e Italisë po vijojnë punën për të parandaluar përhapjen e virusit në vend gjatë festave të fundvitit.
Mediat italiane kanë raportuar se nga 20 dhjetori deri më 10 janar në vendet me borë brenda Italisë nuk do të lejohen udhëtimet, duke mbyllur resortet, hotelet , duke mos lejuar grumbullimin e njerëzve.
Ndërsa, për ata që duan të udhëtojnë jashtë vendit, karantina do të bëhet e detyrueshme pas kthimit. Datat e përmendura më lart nuk janë fikse, por orientimi i ekzekutivit është që të vendosë këto dispozita të reja nga 20 dhjetori dhe t’i mbajë në fuqi deri më 10 janar.
Sot ministrat Roberto Speranza dhe Francesco Boçia do të diskutojnë rreth masave të reja me guvernatorët, të cilët janë thirrur të finalizojnë dekretin që është në fuqi deri më katër dhjetor.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në Itali numërohen 1.6 milion të infektuar dhe 55,576 viktima si pasojë e Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu