“Izolim” shpallet fjala e vitit 2020/ Është përdorur më shumë se 250 000 herë

0

“Izolim”, kjo është fjala e vitit sipas fjalorit Collins për vitin 2020.
Leksikografët kanë regjistruar më shumë se 250 000 përdorime të fjalës “izolim” më 2020, për dallim nga vetëm 4 000 një vit më parë, çka ka treguar sipas studiuesve “përvojën e përbashkët të miliarda njerëzve”.
Në mesin e shprehjeve tjera të lidhura me pandeminë janë edhe “vetizolim”, “distancim fizik” dhe “koronavirus”.
Sipas këtij fjalori, izolimi definohet si “vendosje e kufizimeve të rrepta në udhëtime, ndërveprim shoqëror dhe qasje në hapësira publike”.
Kjo fjalë ka ardhur në shprehje, pasi qeveritë në gjithë botën i janë përgjigjur valës së parë të koronavirusit, duke aplikuar kufizmeve të ashpra, me qëllim të frenimit të tij.
Për koronavirusin e ri është raportuar fillimisht në fund të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet në gjithë botën kanë regjistruar mbi 50 milionë persona të infektuar e këtë virus.
Prej tyre, mbi 1.2 milion persona kanë vdekur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu