Kërcënon policët me jetë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar për trafik droge

0

Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik droge.

Mësohet se shtetasi shqiptar me inicialet B.F., 24-vjeç, me banim në Perugia, por pa një dokumentacion të rregullt u ndalua nga një postobllok i policisë italiane gjatë një kontrolli rutinë.

Sipas mediave italiane, mësohet se shqiptari në momentin kur u ndalua nga agjentët e anti-drogës, shfaqi shenja paniku, duke i kërcënuar ata me vdekje.

Policia italiane bëri me dije se gjatë një kontrolli më të imtësishëm në makinën që drejtonte 24-vjeçari shqiptar, në kapakun e ndërrimit të marsheve të makinës, u zbuluan 75 doza kokainë që ishin të destinuara për t’u shitur në Rieti.

Në banesën e 24-vjeçarit në Perugia, policia italiane sekuestroi edhe një shumë parash, rreth 2 mijë euro, të ndara në kartëmonedha të vogla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu