Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet për situatën e krijuar nga Covid. Çfarë u vendos për dy javët në vazhdim

0

Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se vijojmë të mbetemi në situatë delikate edhe pse ka tendencë ulje të qendrueshme.

Ndërkohë konfirmohet prania e varianit britanik të virusit Sars Cov 2.

Prandaj ky komitet vlerëson se nuk duhen ndryshuar masat kufizuese në vend me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit ndërkohë që do vijojë procesi I vaksinimit.

Do të vijojë ora policore 20:00 – 06:00 dhe maska e detyrueshme.

Mesatarja ditore ka rënë tek 819 nga mbi 900 që kanë qenë. Rastet aktive kanë pësuar një ulje të lehtë por ëq duhet të vijojë të monitorohet.

Rastet e fatalitetit 1.7.Vihet re që femrat preken më shumë se meshkujt, por meshkujt kanë më shumë raste fatalitetesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu