Kryetari i Qendrës Ndërfetare dr. Arben Ramkaj flet për mbërritjen e afganëve: Shqipëria i ka bërë shumë shërbime SHBA, të përfitojë atë që i takon

0

Kryetari i Qendrës Ndërfetare, Elbasan, Ben Ramkaj, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku komenton vendimin e qeverisë Shqiptare, për të strehuar mijëra afganë në vendin tonë.

Ai shkruan se Shqipëria i ka bërë shumë shërbime SHBA, por megjithatë nuk barazohen me vendimin e luftës së Kosovës nga presidenti Klinton dhe njohja e Kosovës si shtet i pavarur.

Shpresojmë që këto shërbime miqësie të përkthehen dhe në investime Amerikane në Shqipëri si dhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve, vijon ai më tej.

Sipas tij, Shqipëria ka ç’të ofrojë në politikën ndërkombëtare dhe ka gjithashtu mundesi të përfitojë atë që i takon, por i vetmi problem është që këtë politikanët tanë ta përdorin si vizion ndërkombëtar dhe jo si shkop shantazhues për kundërshtarët politikë.

“Shqipëria i ka bërë shumë shërbime SHBA. Qysh nga pritja e të kthyerve të Guantanamos,Ujgureve Kinez, pritjen e opozitës Iraniane te kampeve Ashraf dhe pritjen e Afganistanezeve. E sherbime te tjera qe kane të bejne me politiken rajonale.

Te tëra keto qëndrime gezojnë një palë e acarojne palë te tjera në politikbërjen botërore. E megjithatë keto shërbime nuk barazohen në peshore me vendimin e luftës se Kosoves nga presidenti Klinton dhe njohjen e njëanshme të ShBA dhe vendeve perëndimore te Kosovës si republike e pavarur dhe shtet i së drejtës që është triumfi me i madh i kombit Shqiptar ne 100 vitet e fundit.

Shpresojme që këto sherbime miqësie të perkthehen dhe ne investime Amerikane në Shqipëri si dhe ne levizjen e lirë të qytetarëve. Shqipëria ka çtë ofroje ne politikën ndërkombëtare dhe ka gjithashtu mundesi të përfitojë atë që i takon. I vetmi problem serioz që politikanët tane kane është që keto qëndrime të jen vizion kombëtar dhe jo si shkop shantazhues per kundërshtarët politikë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu