Ky është i riu që përndiqte Luana Vjollcën dhe që u arrestua sot. Mesazhet kërcënuese të 29-vjeçarit

0

Personi që shihni në foto është i riu nga Gjakova, i cili u arrestua nën akuzën e përndjekjes së moderatores së njohur Luana Vjollca. Bëhet fjalë përpër 29-vjeçarin Ajdin Morina.

Ai ka kërcënuar motrat Vjollca duke shkruar se kush bashkëpunonte me dy ato, do të kishte masakra në familjet e tyre.

Morina kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Luana Vjollcës, ndërsa ai është arrestuar në flagrancë. Të njëjtin person Luana Vjollca e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.

Dje “BalkanWeb” raportoi lajmin se moderatorja Vjollca kishte denoncuar në prokurorinë e Tiranës fansin e ‘zjarrtë’ me pretendimin se e përndiqte, duke iu kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh.

MESAZHI I MORINËS NË FB:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu