Masakra në Don Bosko/ Fatjon Murati ditën e atentatit ka kaluar kufirin përmes Morinës, dy miqtë e tij Dokle dhe Reçi drejt Maqedonisë! Dyshohet se fshihet në Turqi

0

Fatjon Murati , ka kaluar kufirin ditën e dielë përmës Morinës. Mëngjesin e datës 12 ai ka kaluar pikën kufitare Morinë, duke shfrytezuar marrëveshjen e lëvizjeve pa kontroll në fundjavë duke thyer masën e arrestit shtëpiak e duke mos u penguar për të kaluar kufirin më Kosovën.

Dyshimet e grupit hetimor e lidhin lëvizjen e Fatjon Muratit më dy personazhe të cilët janë lidhje shoqërore e 32 vjecarit.

Ata janë Gentian Reci dhe Indrit Dokle të cilet sipas hetuesve mesditën e datës 12 Mars kanë lëvizur drejt Maqedonisë e ndërsa Murati drejt Turqisë. Ndërsa edhe mëngjesin e sotëm, Policia e Tiranës ka vijuar edhe këtë të martë me mbledhjen e kamerave të sigurisë në rrugën Anastas Shundi.

Nga verifikimet e kryera deri tani ka rezultuar se një kamer sigurie ka fiksuar në orën 20:20 minuta makinën BMË seria 5 me targa të huaja e cila kalon në zonën e QafeKasharit.

Më pas kjo makinë është parë po nga e njejta kamer duke u larguar me shpejtësi në orën 20:50, ku sipas hetuesve kaq i ka mjaftuar atentatorëve për të kryer krimin.

Po ashtu hetuesit kanë dyshime se pervec personave që janë plagosur në lokal, të pranishëm kanë qënë edhe një rreth i ngushtë familjarë dhe shoqërore e Fatjon Muratit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu