Menduan se gjetën një valixhe me para, adoleshentët tmerrohen nga ajo që gjejnë brenda

0

Disa të rinj që gjetën një valixhe që përmbante mbetje njerëzore, kanë publikuar momentin e tmèrrshëm në platformën e mediave sociale Tik Tok. Adoleshentët gjetën valixhen në një plazh në Seattle, dhe departamenti i pòlicisë së qytetit tha se ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen.

Ata shkuan atje pasi përdorën një aplikacion të quajtur Randonautica, i cili drejton përdoruesit drejt një grupi të koordinatave të krijuara rastësisht. Më pas zbuluan valixhen e mbushur me mbetje njerëzore.

Fillimish ata menduan se fati iu trokiti në derë dhe gjetën një çantë me para, por shumë shpejt shakaja e tyre u kthye në një tmèrr të vërtetë, pasi ata kuptuan se ajo që gjetën ishte një kùfomë njeriu.

Një klip tjetër tregon njërën nga vajzat duke thirrur pòlicinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin. Më pas ata postuan në lidhje me të në faqen e internetit të Pòlicisë së Seattle.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu