Mësuesit refuzuan në masë vaksinën Taulant Balla dhe Evis Kushi vizitojnë qendrën. Ja si shprehen

0

Taulant Balla
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla bëri një vizitë ditën e sotme në qendrën e vaksinimit, ku vijon vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve të Elbasanit. Në fjalën e tij Balla tha se në të gjithë qarkun e Elbasanit vaksinimi i mësuesve po ecën me ritme të shpejta dhe brenda një kohe të shkurtër do të imunizohen të gjithë mësuesit, në mënyrë që mësimi të zhvillohet në kushte normale. Balla hodhi poshtë lajmet që qarkullojnë së fundmi në lidhje me bllokimin e vaksinës AstraZeneca në disa shtete, duke thënë se nëse do të verifikohen do të rezultojnë lajme të rreme.

“AstraZeneca po përdoret gjerësisht në Britaninë e Madhe, ku vetë kryeministri u vaksinua. E certifikuar nga institucionet ndërkombëtare kjo vaksinë nuk le vend për dyshime për cilësinë dhe efikasitetin e saj”, deklaroi ai.

Ministrja Evis Kushi:

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, përfaqësues të Zyrës Vendore Arsimore dhe Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Elbasan panë nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve të Elbasanit. Ata ishin pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Jorgji Dilo” të këtij qyteti, të cilat janë kthyer në hapësira të favorshme që garantojnë një proces optimal për vaksinimin e mësuesve.

Ministrja Kushi, duke i cilësuar mësuesit si heronjtë tanë të sakrificës, të cilët, që nga dita e parë e pandemisë nuk e kanë ndalur punën e përkushtimin në shërbim të nxënësve e procesit mësimor, shprehet se është: “E lumtur që procesi është futur në rrugë të mbarë dhe shpresëplotë që do të kontribuojë në një rikthim të shpejtë në normalitetin që duam”.

Pak ditë më parë ka nisur vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve, të cilët po vaksinohen menjëherë pas mjekëve dhe infermierëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu