Ministrja e Arsimit znj. Evis Kushi prezanton Agjencinë Kombëtare të Rinisë në Elbasan

0

Në këtë takim së bashku me Ministren znj. Evis Kushi dhe Kryetarin e Bashkisë z. Gledian Llatja ishte prezent dhe Drejtoresha e Përgjithshme e AKR-së znj. Kleina Kasanai.
Ky takim pati si qëllim prezantimin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë me organizatat lokale, përfaqësuesit e sektorëve të rinisë nga bashkitë Belsh, Cërrik, Gramsh, Librazhd, Prrenjas dhe Peqin, si dhe të rinjtë energjik të Këshillit Rinor Elbasan.

U diskutua për Ligjin e Rinisë, Strategjinë, qendrat rinore, si dhe për mbështetjen që Agjencia Kombëtare e Rinisë do t’ju jap bashkive dhe organizatave rinore nëpërmjet granteve.

Ky takim shërbeu gjithashtu për të prezantuar nismat e AKR por edhe për të kuptuar prioritetet e rinisë dhe nevojat e tyre.

#AKR #MASR #Rinia

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu