Ndodh mrekullia/ Ishte dëmtuar nga reshjet e shiut, shembet sapo kaluan autobusat e linjës ura në Gramsh

0

GRAMSH- Një urë që lidh fshatin Kukur me qytetin e Gramshit është shembur pasditen e sotme, duke izoluar kështu disa fshatra.

Ura është shembur pak minuta pasi autobusët e linjave kanë kaluar mbi të. Ura kishte një lartësi prej 5 metrash dhe me gjatësi 10 metra.

Ditë më parë, një stuhi shiu që vërshoi mbi këtë zonë dëmtoi pjesërisht këtë aks rrugor, si dhe prodhimet bujqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu