Ndryshon versioni i ngjarjes/ Vrau dy persona dhe u vetëvra, autori u konfliktua me pronaren dhe mori armën e gjahut

0

 

Përmbyset dinamika e ngjarjes së rëndë që tronditi Greqinë paraditen e sotme ku një person vrau dy të tjerë dhe më pas iu vetëvra. Sipas mediave greke autori dhe dy viktimat jetonin në një shtëpi dy katëshe në hyrje të ndryshme. Pas një konflikti me zonjën që mbeti e vrarë ai nxori armën duke qëlluar mbi të. Ndërsa personi tjetër u fut për të parandaluar tragjedinë.

Në orën 11:30 të paradites 60-vjeçari nga Korfuzi i cili ishte babai i një oficeri policie me banim në katin përdhes të ndërtesës pati një debat me pronaren 61-vjeçare duke e qëlluar atë me armë gjahu. Më pas ai qëlloi edhe 55-vjeçarin greko-francez i cili u fut për ta ndaluar.


Pastaj ai u mbyll në banesën e tij dhe qëlloi veten me të njëjtën armë. Forcat speciale rrethuan zonën pasi po kishin dyshime se ai ishte fshehur, por pas bastisjes së banesës e gjetën atë të vetëvrarë.

Gjashtë gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes. Policia po merr në pyetje banorët përreth dhe të afërmit e viktimave për të sqaruar shkaqet e kësaj tragjedie.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se pronarja bashkë me qiramarrësin tjetër ishin përpjekur ta dëbonin autorin e krimit nga banesa pasi ai shkaktonte shumë probleme për fqinjët. Ai kishte bërë një marrëveshje me pronaren e banesës që të mos paguante qira por kujdesej për kopshtin e kompleksit të apartamenteve.

Sipas banorëve autori ishte një njeri i vetmuar i cili shpesh grindej me pronarët e banesës. Ai shihej vetëm me qenin e tij për të cilin kujdesej vetë. Dashuria për kafshët vihet re edhe në rrjetet e tij sociale ku ai ka postime me organizatat që kujdesen për kafshët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu