Nëna 23-vjeçare pranon krimin makabër: Po e vrava unë vajzën time (Si inskenoi rrëmbimin)

0

Elena Del Pozzo, vajza pesëvjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo (Catania), u gjet e vdekur.

Ishte nëna, Martina Patti, 23 vjeç, ajo që tregoi vendndodhjen e trupit të vogëlushes pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.

E reja ka rrëfyer para karabinierëve dhe avokatit se kishte vrarë vajzën e saj, por në pyetje nuk mundi të shpjegonte se si dhe pse do ta kishte kryer krimin. Rrëmbimi ishte një inskenim për të mbuluar vrasjen.

Karabinierët e Katanias gjetën trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babain e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.

Ky i fundit mbërriti në vendin e ngjarjes, teksa u pa i përlotur në shoqërinë e partneres së tij të re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu