Nëna shqiptare i jep fund vetes në Greqi. Mesazhi i fundit drejtuar të birit: Ma bëj hallall o bir, babit ia hëngrën lekët ku*vat”!

0

TYragjedi në një familje shqiptare në Greqi. Duket se sherret dhe dhuna detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra largë spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin.

Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhëtia e së shoqi,por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.
Këtë tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në Facebook, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.

Viktima ka zbuluar çdo gjë në rrjetë sociale, përpara se të kryente aktin e rëndë, ndërsa përmend bashkëshortin si shkaktar të vdekjes, njëkohësisht përfshin edhe emra të tjerë.

“Unë sot i jap fund jetës sime. E mira ishte të mos arrija këtu, po nuk mundem dot më. Është një histori shumë e gjatë së si durova deri në këtë ditë shpirti im e di. Hapen dyert e mortit Ilir Pali Durrës. Se Iliri ka qenë shkaktari i vdekjes time. Ai e shkatërroi familjen që arrita unë në litar jeta ime ka qenë shumë e zezë… Motra dhe vëllezër të gjithë lamtumirë. Nuk mundem më. Xhulio o bir ma bëj hallall…”, shkruan ajo në Facebook.

Fatbardha i lë amanet djalit të saj, Xhulios që mos të lejojnë babain e tij të fusë grua tjetër në shtëpi

“Xhulio, lekët i ka Lona me Dritën se i kërkova ndarje Ilirit, hoqi lekët nga banka, mos i ndante. Ma bëj hallall biri i mamit, me ndyrësirat nuk rrohet. Mos e bëfshin pikën e hajrit o Zot. Biri i mamit, amanet nga mami mos e le më grua tjetër në shtëpi, është djersa ime o bir”, thotë ajo.

Ngjarja ka shokuar opinionin vendas. Banorë të zonës thonë se viktima ishte njeri pa probleme dhe mjaft punëtore. Ajo la pas një djalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu