Nëse 25 prillin e shihni vetëm si një sfidë për shkatërrim të konkurentëve, fushata juaj s’ka asnjë motiv

0

 

Nga Blerina Llalla

Gjatë ditës së djeshme deklarata që më tërhoqi vëmendjen ishte ajo e Kryeministrit tonë i cili shprehej se marrëveshja e tij me z. Basha(PD) për të shkatërruar z. Ilir Meta dhe LSI nuk ka funksionuar si binom pasi z. Basha e ka lënë të vetem përpara kësaj nisme sipas tij.

Dhe se ai do të vijonte i vetëm këtë sfidë. Deklarata në vetvete përmban informacion për vërtetësine e të cilit smund të jemi të sigurt. Njëkohësisht duket sikur synon të vrasë me një gur dy zogj, duke goditur jo vetëm partitë opozitare por dhe z. President si figurë cili tashmë nuk ushtron funksione partiake, kështu që ndodhet jashtë këtij kuadrati. Ose, ose është nje mesazh i koduar, apo në mënyrë te tërthortë shkon si sulm ndaj Kryetares së partisë LSI, ndaj PD po ashtu, po aq sa dizorientim për popullin.

Përsa i përket panoramës së një fushate, mendoj që kjo nuk është as mënyra, as argumenti i duhur për të bërë fushatë nga karigia e Kryeministrit, pasi nuk tregon asgjë tjetër veçse personalizimin e saj. Tregon dritë shkurtësinë në argumenta para elektoratit të cilin nuk mund ta motivosh duke nxitur urrejtje apo duke i dhënë ngjyrime “bandiste”, të fortësh, sikur thua:- ejani shokë të rrahim filanin se e kam inat! Sa veta bëhemi. Kjo nxit vetëm urrejtje dhe perçarje ndër njerës dhe për më tepër tingëllon si thirrje në kohërat e luftërave me pushtuesit apo armiqtë, nderkohe që shqiperia nuk eshte në luftë me askënd dhe për pasojë nuk ka armiq.

Armiqtë e vetëm janë ata që bëjnë fushata e deklarata të tilla ndërkohë që populli ka nevoja të tjera elementare dhe nuk mund të përdoret për inate personale, per gara e sfida personale pasi kjo ja ul vleren cdo gjeje. Doni t’I fusni njerëzit në përçarje?! Të rrihen e vriten mes tyre për ju?! Kjo është panorama e fshehtë e kësaj fushate?! Apo doni t’i bëni bashkë për një shoqëri e të ardhme të shëndetshme?!

Nëse fushata juaj fokusohet në dizorientim atëherë duhet t’ju rikujtojmë që fushata ka qëllim orientimin e turmës drejt zgjedhjes së duhur. Në të kundërt strategjia për dizorientim ndonjeherë kthehet dhe në humbje personale, sepse do japë efektet dhe brenda llojit. Turma nuk është më symbyllur apo naive. Përkundrazi, e keni kalitur më së miri keto vite. Tashmë është thjesht e paparashikueshme, edhe sikur dhembët e brinjët t’ia thyeni qosheve të lagjeve në errësirë. Nese 25 prillin e sheh vetem si një sfidë për shkatërrim të konkurentëve, fushata juaj ska asnjë motiv, atëherë se keni thënë keq!

Skeni thënë asgjë më shumë se atë që doni të beni me Shqipërinë, duke bërë sikur po e ndertoni me klientët tuaj, reklamat dhe show-t pa kufij. Fushata juaj nuk është konstruktive, as me konstruksionet turke, arabe, e çdo kombësie qofshin bashkëpunëtorët. Ndaj nga gjithë kjo, nuk lë vend për hapësirë dhe vlerësim të një opozite por dukshëm lexohet dëshira për asgjësimin e frymës së konkurencës dhe frymës opozitare në vendin tonë. Vjen era totalitarizëm, aq sa ka ndotur ajrin dhe po infekton pa kuptuar njerëzit të cilët uroj të gjejnë forcën e llogikën e drejtë deri më 25-Prill, e të dalin shëndoshë nga kjo gjendje narkozë e tej-zgjatur në Shqipëri.

Përsa i përket figurës së femrës të cilës i keni dhënë pushtet e përparësi në bashkëqeverisje duke e vlerësuar si “forcë e madhe”, ateherë keni forcën e duhur përballë edhe në opozitë. Tani është koha e duhur të përballeni me këtë forcë që e “vleresoni”, ndoshta dhe i trembeni më shumë njëkohësisht.

Kështu që keni një opozitë me dy pole, femër- mashkull. Nëse zgjedh të sulmosh femrën duke menduar se mashkullin e mund vetë, asaj nuk i dihet. Por dhe që të arrini tek z.Basha rruga është po aq e gjatë, edhe pse mund t’ju duket e shkurtër, dhe natyrisht nuk kalon as nga Presidenca, as nga znj. Kryemadhi pasi ato janë te ndara.

Secili ka misionin e tij në Shqipëri, ndryshe nga juaji. Mendoj që këtë herë prilli do të na dhurojë plot surpriza. Opozita e të gjitha kaheve po punon dhe kur duket sikur është në gjumë. Ajo dremit por nuk fle! Ndërsa ata që mendojnë se instalimi i frikës prodhon fitore, me mire të konsiderojnë dhe të kundërtën ndonjëherë. Forca asnjëherë nuk dihet nga buron! Të tjerat janë matematikë! Në këto raste sygjerohet të mendoni ndonjëherë edhe si gratë, por jo si ato që janë pjesë e eskortës politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu