“Nëse nuk jep dorëheqjen, demokratët do vijnë ta tërheqin për leckash” protestuesit kërkojnë largimin e Bashës

0

 

Protesta e nisur që prej dy ditësh nga anëtari i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka vijuar edhe ditën e sotme përpara selisë së PD, ku janë mbledhur një numër i konsiderueshëm protestuesish të cilët kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Protestuesit janë shfaqur njëzëri kundër qëndrimit të Bashës në krye të partisë duke thënë se nëse nuk jep dorëheqje atëherë demokratët nga e gjithë Shqipëria do ta tërheqin zvarrë.

“Kjo protestë sa ka filluar. Mos të harrojë Lulzim Basha sepse zemërimi i demokratëve në të gjithë Shqipërinë do bëjë të vijnë ta tërheqin për leckash”- u shpreh njëri prej protestuesve.

Më tej ata kanë shtuar se nëse ka moral Lulzim Basha nuk duhet të pranojë as mandatin e tij dhe se rritja e Partisë Demokratike me 15 mandate krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 nuk është meritë e tij por ka ardhur falë mërzitjes dhe lodhjes së popullit.

“Madje nëse ka moral nuk duhet ta pranojë as mandatin e tij.

Rritja me 15 mandate krahasuar me vitin 2017, nuk është meritë e Lulzim Bashës por e popullit që ka qenë i mërzitur nga klikat fashiste të Edi Ramës. Ne kemi ndenjur të heshtur dri tani sepse po shpresonim që të fitonte PD në këto zgjedhje, por tani pas zgjedhjeve ky del e thotë jemi më të fortë se kurrë.

Ky n’a ka tradhëtu, unë e kam grisur teserën e partisë time përpara votuesve. Në momentin që një demokrat del e deklaron se ka rritje votash vetëm si pasojë e mërzitjes së popullit.
Dua të garantoj dicka që ato vota që i ka PD i ka bio dhe të pa blera”- përfunduan protestuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu