Netflix merr masa të ashpra/ Ndërpret shpërndarjen e llogarisë

0

Deri më tani, Netflix ka lejuar që shërbimi i tij të ndahet në shumë pajisje, por për shkak se disa abonentë ua shperndajnë fjalëkalimet edhe personave jashtë familjes, kompania po humbet milionat.

“Nëse nuk jetoni me të zotin e kësaj llogarie , duhet të krijoni llogarinë tuaj për të vazhduar kërkimin”. Sipas mediave ky mesazh ka dalë së fundmi në ekranin e disa përdoruesve dhe u kërkohet që të verifikojnë llogaritë e tyre me anë të një kodi.

Sipas Netflix ky është një test, ku jane zgjedhur rreth 200 milionë përdorues në të gjithë botën, kjo sepse sipas kushteve të kompanisë, përdorimi i shumfishtë lejohet vetëm nga anëtarët e së njëjtës familje.

Deri më tani Netflix nuk ka vendosur asnjë masë për ata qe kanë thyer rregullat, sidoqoftë zëdhënësi Greg Peters tha se situata po monitorohej.

Ata shprehen se rezultati i kesaj nisme mund mund të jetë i ndërlikuar , sepse kompania rrezikon të humbasë klientët e saj, e shtojnë se në një mjedis konkurues çdo klient llogaritet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu