Njihuni me qentë që nuhasin Covid-19/ Dallojnë njerëzit pozitiv me Covid, negativ dhe pacientët asimptomatikë

0

Një veteran në Gjermani ka deklaruar se ka trajnuar qen për të zbuluar koronaviursin në mostrat e pështymës së njerëzve. Ai shtoi se qentë ishin të saktë 94% në zbulimin e koronavirusit.

Holger Volk, kreu i klinikës veterinare tha: “Ne bëmë një studim ku kishim qen që nuhasnin mostra nga pacientë pozitivë me Covid dhe mund të themi se ata kanë një probabilitet gjetjeje prej 94 përqind.

Gjatë studimit vumë re se qentë ishin të aftë të dallonin njerëizt pozitiv me Covid, negativ, dhe madje ishin të aftë të pikasnin dhe pacientët asimptomatikë. “

Filou, një pastor belg 3-vjeçar dhe Joe Cocker, një Cocker Spaniel 1-vjeçar, janë dy prej qenve që janë duke u trajnuar në Universitetin e Mjekësisë Veterinare të Hanoverit.

Stephan Weil, kryeministri i ‘Saksonisë së Ulët’, shtet i cili ka kryeqytet Hanoverin, tha se ishte i impresionuar me studimin dhe bëri thirrje për një provë fizibiliteti para se qentë të vihen në përdorim në jetën e përditshme, në raste të tilla si në koncerte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu