Operacioni ndërkombëtar, shkatërrohet organizata që trafikonte kokainë në Itali dhe Shqipëri

0

Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e operacionit ndërkombëtar “NEIKEA” për goditjen e krimit të organizuar. Sipas policisë, ky operacion është zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe në Shqipëri.

“Gjatë operacionit është shkatërruar një organizatë që merrej me trafikun e kokainës në Milano, Itali dhe në Shqipëri. Në Shqipëri operacioni u zhvillua nga FAST Albania, RENEA, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Lezhë”, njofton policia.

Gjatë operacionit janë arrestuar në Tiranë dhe në Laç, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasit: B.K, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe E.U, 27 vjeç, banues në Laç.

Operacioni “NEIKEA” ka nisur që nga viti 2016 nga Policia e Milanos dhe kishte për qëllim goditjen e organizatës kriminale që drejtohej nga shtetasi italian Luca Guerra. Ky i fundit merrej me shitjen e kokainës në Balsamo/Milano.

Shtetasi Luca Guerra është arrestuar më datë 1 prill të vitit 2016 dhe drejtimin e organizatës kriminale e mori shtetasi Giuseppe Sanfilipo, i cili u arrestua më datë 25 maj 2016. Ai tentoi të vrasë shtetasin shqiptar M.P.

Në kuadër të këtij operacioni, më datë 13 nëntor 2016 është arrestuar në kufirin midis Francës dhe Italisë, korrieri shqiptar i drogës, si dhe janë sekuestruar 8.6 kilogramë kokainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu