Pamje dramatike nga Kabuli. Njerëzit shtypin njëri-tjetrin, të paktën 7 të vdekur (FOTO)

0

Dalin pamjet dramatike se çfarë po ndodh realisht në Kabul.
Shtatë civilë afganë janë shtypur për vdekje nga turma jashtë aeroportit të Kabulit, ndërsa njerëzit dëshpërimisht përpiqen të arratisen nga Afganistani, pas rënies së vendit në duart e talebanëve.

Sipas mediave ndërkombëtare, temperaturat e larta dhe shtyrja e herëpashershme e turmës kur shikon një avion të ulet në pistë rrëzoi shumë njerëz në tokë pa ndjenja, 7 prej të cilëve më pas u deklaruan të vdekur.

Të dhënat e fundit tregojnë se situata në Kabul është duke u përkeqësuar. Qeveria gjermane njoftoi gjatë ditës së aksesi në aeroport shpesh nuk është i mundur, ndërsa zona është e rrezikshme.

Rreth 4,500 trupa amerikane kanë nën kontroll përkohsisht Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, me rreth 900 ushtarë britanikë gjithashtu në patrullim në vend, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar fluturimet e evakuimit.

Militantët talebanë kanë qenë duke kontrolluar postblloqe rreth perimetrit të aeroportit dhe kanë bllokuar shumë nga qytetarët

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu